Vizitë në Lituani për shkëmbim të njohurive rreth NOBP

Vizitë në Lituani për shkëmbim të njohurive rreth NOBP

Me 10 -12 Korrik 2019 një pjesë e Njësisë për Implementimin (PIU) e Projekti Broadband  nga N.P. Radiodifuzioni Nacional,  vizitoi  institucionin publik  Plačiajuostis internetas në Vilnius të Lituanisë, për të përfituar  përvoja nga projektet e tyre të quajtura: RAIN, RAIN-2, PRIP, PRIP 2, objektivat e të cilave ishin zhvillimi i Broadband-it në zonat rurale të Lituanisë.

Drejtori i Institucionit publik Plačiajuostis internetas, Z. Gytis Liaugminas dhe Specialistët kryesorë të departamenteve të  ndryshme, folën mbi  informacionet e përgjithshme  mbi kompaninë e tyre dhe vazhduan me informatat lidhur me projektet  e Broadband-it.

Ata shfaqën përvojat e veta gjatë realizimit të projektit: Dizajnin e rrjetit, topologjinë, rrjetat aktive, shërbimet, lokacionet dhe informacione të tjera në lidhje me projektet e Broadband-it.

Gjithashtu, përfaqësuesit kishin mundësi të përcjellin inspektimin e nyjeve të rrjetit. Në nyjen komunale – Ukmerga kishin mundësinë të shohin dy nyje më të vogla me shërbime dhe pajisje aktive  si dhe nyjen kryesore agregate e cila  gjendet  në Vilnius.