Vizitë në Kongresin Ndërkombëtar të Transmetimit në Amsterdam- IBC

Vizitë në Kongresin Ndërkombëtar të Transmetimit në Amsterdam- IBC

Drejtori i Radiodifuzionit Nacional të Maqedonisë së Veriut, Mr. Admirim Aliti, mori pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Transmetimit (IBC), ndryshe njihet si Kongresi me influencë më të madhe botërore në këtë fushë.

IBC është një organ i pavarur, në pronësi të gjashtë organeve partnere: IABM, IEEE, IET, RTS, SCTE dhe SMPTE, me një staf profesional të cilët kujdesen për të krijuar një përvojë të jashtëzakonshme të IBC.

Këtë vit Kongresi Ndërkombëtar i Transmetimit (IBC) u mbajt më 13-17 Shtator në qendrën e kongreseve RAI –Amsterdam, Holandë.

Në kuadër të kongresit, drejtori realizoi edhe disa takime me kompani lidere të fushës së  komunikacionit, siç janë: Gates Air (firmë amerikane), Jampro (amerikane), Media Kind (ish-Ericssoni, firmë angleze), Kybio Media (firmë franceze), Kinow (franceze), etj. Njashtu, takim u realizua edhe me asociacionin WorldDab, me seli në Londër.

Në këtë udhëtim zyrtar, drejtori ishte i shoqëruar me inzhinierët e infrastrukturës, Branko Peshevski dhe Egzon Mustafa.