VEPRIMTARIA BAZË

NP RDN kryen veprimtari me interes publik në sferën e komunikimeve elektroteknike siç janë:

  1. Zhvillimi, projektimi, ndërtimi, mirëmbajtja dhe përdorimi i rrjeteve publike elektronike dhe mjeteve si dhe sigurimi i shërbimeve elektronike të komunikacionit.
  2. Sigurimi i transmetimit, emetimit dhe distribuimit të programeve të radios dhe televizionit si dhe përmbajtje të tjera të përmbajtura të informacionit të dedikuara për pranim të përgjithshëm në hapësirën e lire dhe me radio kabllovike dhe rrjete të televizionit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  3. Bartje dhe emetim të servisit programor të dedikuar për aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  4. Sigurimi, emetimi i programeve të veçanta për informim, ruajtja e traditave kulturore dhe historike dhe për mbajtjen dhe avancimin e relacioneve me mërgimtarët dhe qytetarët tjerë nga Republika e Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë në vendet fqinje, Evropë dhe në kontinente të tjera.
  5. Sigurimi i lidhjeve të radio dhe televizionit me sistemet e radiodifuzionit të vendeve tjera në botë në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare që i kanë lidhur, përkatësisht që ka qasje Republika e Maqedonisë së Veriut.
  6. Kontrolli dhe matja e kualitetit dhe mbulimi në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me sinjale të radios dhe televizionit nga Radio Televizioni i Maqedonisë, si dhe kontrolli i matjes së pengesave nga stacione tjera të radiodifuzionit.

Ndërmarrja publike këto veprimtaritë i kryen përmes:

  1. Tre radio rrjeteve me valë ultra të shkurtëra (VHF/FM),
  2. Një radio rrjet me vale të mesme (SB),
  3. Tre rrjete televizive (VHF dhe UHF),
  4. Multipleks digjital (DVB-T) dhe
  5. Rrjeti i mikrovalëve analog dhe lidhjet e transmetimit digjital.

 

Realizimi i aktiviteteve plotësuese dhe shërbimeve me kompensim nëpër rrjete tjera të radiodifuzionit, lidhur me veprimtarinë themelore, në veçanti për shkak të shfrytëzimit të plotë dhe ekonomik të kapaciteteve teknike dhe njerëzore janë si vijojnë:

  1. Projektimi, realizimi dhe mirëmbajtja e radiostacioneve;
  2. Montimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve të radiodifuzionit, sistemeve të antenës dhe instalimet elektrike;
  3. Realizimi dhe lëshimi i vërtetimeve për tokëzimin e radiostacioneve;
  4. Projektimi, realizimi dhe mirëmbajtja e sistemeve kabllovike të distribuimit;
  5. Kontrolli dhe matja e sistemeve kabllovike të distribuimit të realizuara si dhe lëshimi i vërtetimit për të njëjtat;
  6. Kontrolli dhe matja e kualitetit dhe mbulimi i territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me sinjale të radiotelevizionit;
  7. Qarkullim i strukturës, aparateve dhe pajisjeve të veprimtarisë së radiodifuzionit dhe komunikimeve;
  8. Dhënia me qira e linqeve të komunikacionit dhe emetimi i programeve të radio dhe televizionit;
  9. Dhënia me qira e një pjese të infrastrukturës së objektit (hapësira afariste), për shkak të instalimit të pajisjeve të radiodifuzionit, komunikimit dhe pajisjeve tjera, si dhe lëshimi me qira i më shumë aparateve dhe pajisjeve të instaluara;
  10. Mirëmbajtja e sistemit funksional, shërbimeve të konsultimit dhe inxhinierisë nga sfera e radiodifuzionit

dhe veprimtari të tjera lidhur me veprimtarinë themelore.