Takim me drejtorin e AKE

Takim me drejtorin e AKE

This post is also available in: mkмакедонски (Macedonian)

Sot, me 10.05.2021, drejtori i NP Radiodifuzioni Nacional, D-r Festim Halili, realizoi takim me drejtorin e Agjencionit për Komunikime Elektronike, Z. Jeton Akiku.

Në takimin e sotëm, temë diskutimi ishin bashkërëndimi dhe koordinimi i aktiviteteve në interes të qytetarëve dhe fushëveprimeve të përbashkëta të dy institucioneve tona.

Agjenda evropiane digjitale për Ballkanin Perendimor paraqet bërthamën e lehtësimit të jetës së qytetarëve duke u bazuar në:

  • Investimet në konektivitetin e rrjetit broadband (brez i gjerë)
  • Rritja e sigurisë kibernetike dhe digjitalizimit të industrisë
  • Forcimi i ekonomisë digjitale dhe shoqërore
  • Avancimi dhe nxitja e hulumtimeve dhe inovacioneve