Në drejtim të kontribuimit rreth gjendjes aktuale me Кovid-19, NP RDN i shlyen para kohe detyrimet akontative

Në drejtim të kontribuimit rreth gjendjes aktuale me Кovid-19, NP RDN i shlyen para kohe detyrimet akontative

This post is also available in: mkмакедонски (Macedonian)

NP Radiodifuzioni Nacional-Shkup bëri shlyerjen  para kohe të të gjitha detyrimeve mujore akontative të tatimit në fitim për vitin 2020 edhe atë në shumë prej 11.396.104 mkd.

Me këtë masë të shlyerjes së detyrimit para kohe të tatimit në fitim, NP RDN synon drejt sigurimit të mbështetjes së R. së Maqedonisë së Veriut për implementim të masave për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së Kovid-19.

RDN edhe mëtej vazhdon të ofrojë shërbim 24/7 përmes transmetimit të kanaleve  TV dhe Radios së RTM me çka mundësohet transmetim në kohë i informacioneve dhe pakove informative deri te popullata në vend dhe jashte vendit. NP RDN ju rekomandon qytetarëve që të respektojnë masat për mbrojtje  shëndetësore.