Montim i pajisjeve FM

Montim i pajisjeve FM

Gjatë periudhës korrik – shtator të vitit 2019, NP Radiodifuzioni Nacional filloi me fazën e dyte të projektit “Përforcimi i sinjaleve TV dhe FM në pjesët kufitare të R.M.V dhe futjen e sinjalit dinamik për monitorim më cilësor të të tre kanaleve të Radios së Maqedonisë në territorin e R.M.V”.

Gjatë kësaj periudhe, me sukses janë montuar pajisjet  transmetuese dhe procesuese të FM në objeketet radiodifuzive Bellasicë, Stogovë dhe Kodrën e Diellit.

Është montuar sistemi transmetues i FM 3+1 nga prodhuesi Italian me renome RVR. Të gjithë transmetuesit FM janë me fuqi të instaluar prej 5kW.

Gjithashtu, në këto objekte radiodifuzive janë montuar kuadriplekserë FM të ri prej 5kW (QPX) nga prodhuesi Italian me renome RVR.

Në objektet radiodifuzive Bellasicë, Stogovë, Kodrën e Diellit, Stracin, Tepavcë, Mrzencë dhe Cocon janë montuar pajisje procesuese  dekoderë IP/MPX për të gjitha radio programet të Radios së Maqedonisë edhe atë nga prodhuesi Gjerman 2Wcom.

Me këtë është mundësuar pranim cilësor i të gjitha programeve të Radios së Maqedonisë.