Takim me menaxhmentin e Radiodifuzionit të Kroacisë- OIV

Takim me menaxhmentin e Radiodifuzionit të Kroacisë- OIV

Menaxhmenti i Radiodifuzionit të Kroacisë OIV mbajti një seri takimesh bilaterale për të ardhmen e transmetimit televiziv digjital, të cilët veçuan takimin e mbajtur me menaxhmentin e Radiodifuzionit Nacional të Maqedonisë së Veriut, e cila u realizua me 27 nëntor 2019.
Në selinë e Radiodifuzionit të Kroacisë, drejtori i NP RDN-së, Mr. Admirim Aliti, së bashku me zv. drejtorin Abdulla Bajrami dhe këshilltarin Imer Dalipi, u mirëpritën nga drejtori i radiodifuzionit të Kroacisë – Mate Botica dhe bashkëpuntorët e tij Marko Serdarević dhe Kristina Čulina.
Përveç prezentimit të zgjidhjeve të mundshme të shërbimeve të OIV-së, të cilat mund të zbatohen edhe në Maqedoninë e Veriut, temë diskutimi ishte edhe marrëveshja për hapat e mëtutjeshëm që synojnë zgjerimin e bashkëpunimit të dy institucioneve.

Një ditë më parë, me 26 nëntor 2019, menaxhmenti i JP RDN-së ishin pjesëmarrës në puntorinë ndërkombëtare „Future trends in terrestrial broadcast“ të organizuar nga DVB-a dhe OIV-a në Zagreb të Kroacisë, në të cilën morrën pjesë edhe përfaqësues të ndryshëm të Europës dhe më gjërë.