Mbledhje e RDN-së me përfaqësuesit e BCO

Mbledhje e RDN-së me përfaqësuesit e BCO

This post is also available in: mkмакедонски (Macedonian)

Sot, më 28 Shkurt 2020, në hapsirat e NP Radiodifuzioni Nacional (RDN), u realizua mbledhja nga ana e Menaxhmentit të RDN-së dhe grupin punues pranë RDN-së të përbërë nga: Imer Dalipi, Maja Korunoska, Aleksandra Mitrevska, Sevime Xhemaili, Vjollca Shemshi dhe Alban Sinani me përfaqësuesit e National Broadband Competence Office (BCO) dhe antarët  nga MSHIA dhe Ministrisë së transportit dhe lidhjeve, me qëllim  të prezentimit të informatave të akumuluara deri tani në lidhje me pikën 1.9. MAPPING PUBLIC INSTITUTIONS, LOCATIONS FOR FREE WI-FI INTERNET ACCESS të NOBP në teritorin e Republikës së Maqedosisë së Veriut.

Temë diskutimi ishin aktivitetet që NP RDN i realizoi për mbledhjen e informacioneve, analizën e informacioneve të deritanishme që grupin punues pranë NP RDN i ka grumbulluar nga ana e institucioneve publike dhe komunave si dhe lokacionet e propozuara për qasje falas në rrjetin WIFI.

Pika 1.9. nga NOBP është ende në përpunim dhe së bashku me rekomandimet nga ana e BCO-së do të jetë e përfunduar në hapat e rradhës të cilat do të jenë bazë për realizimin e NBON Feasibility Study.