Masat e deritanishme te JP RDN ne perballimin e krizës me Pandeminë COVID 19

Masat e deritanishme te JP RDN ne perballimin e krizës me Pandeminë COVID 19

This post is also available in: mkмакедонски (Macedonian)

Pas iniciativës së përbashkët të Ministrisë amë (MSHIA) dhe NP Radiodifuzioni Nacional, u miratua një Dekret nga Qeveria e RMV-së, për të mbështetur Radio emetuesit duke i përjashtuar ata nga pagesa për shërbimet që ata përdorin nga NP RDN në formën e qirasë dhe kostot e energjisë elektrike të pajisjeve të tyre nëpërmjet rrjetit shpërndarës ose përmes agregateve për gjithë vitin 2020.

Shuma totale që NP RDN fal, d.m.th. nuk e faturon gjatë vitit 2020, për këto kompani për të gjitha bazat përllogaritëse është: 6.5 milion denarë.

Shuma e saktë do të varet edhe nga çmimi i sasisë se energjisë elektrike dhe energjisë tjetër të konsumuar kur do të përdoren agregatet në pronësi të NP RDN.

Ne si NP Radiodifuzioni Nacional kemi bashkëpunim me 7 (shtatë) Radio emetues  (Shoqëri Tregtare për Radiodifuzion) në nivel shtetëror, lokal dhe qendror. Shumica e tyre përdorin hapësirë me qera nga shtyllat tona të antenës, furnizim me energji elektrike, por pa i përjashtuar edhe shërbimet e tjera ndihmëse.

 

Një nga arsyet e këtij propozimi është reagimi i vazhdueshëm që marrim nga këto kompani dhe ato i referohen vërejtjeve dhe ankesave të justifikuara se ato kanë të hyra të ulura ndjeshëm nga reklamat dhe kështu fitimet janë ulur ndjeshëm këtë vit, gjë që rrezikon qëndrueshmërinë e tyre.

 

Të gjithe Radio emetuesit patën një kontribut të veçantë, secili në formatin e tyre të dallueshëm në transmetimin e dekreteve, vendimeve dhe rekomandimeve të Qeverisë së RMV-së te popullata, dhe me këtë qëndrim vetëmohues dhe altruizëm të jashtëzakonshëm paraqesin një rritje në shpërndarjen në kohë të informatave, edukimit dhe informimit të popullatës dhe kështu ata janë gjithashtu direkt të përfshira në luftën me ballafaqimin me pandeminë e COVID 19.

Për më tepër, dua të theksoj se NP RDN, që nga fillimi i pandemisë me virusin, ka zbatuar plotësisht të gjitha vendimet, kërkesat dhe rekomandimet që lidhen me luftën kundër virusit. Në disa raste, ne kemi dhënë kontributin tonë për mbështetjen e institucioneve të tjera dhe në mënyrë indirekte për popullatën në vend, përmes:

  1. Me shpalljen e pandemisë, NP RDN beri shlyerjen e detyrimeve mujore akontative për gjithë vitin 2020, me vlerë prej 12 milion denarë,
  2. NP RDN i huazoi 70 milion denarë per NP Pyjet Nacionale për të përmirësuar likuiditetin e tyre momental financiar,
  3. Me kërkesë të Qeverisë së RMV-së, drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore, ne bëme uljen dhe racionalizimin e kostove të operimit të kompanisë me 15%, ose në një vlere absolute prej mbi 40 milion denarë

 

 

Drejtor i NP RDN

Admirim Aliti