Implementimi i DAB + në Republikën e Maqedonisë së Veriut
This post is also available in:
македонски (Macedonian)
English (English)
NP Radiodifuzioni Nacional ka paraqitur me sukses DAB+ sistemin që është i aftë ti përmbushë kërkesat e pranishme dhe të ardhme të NP RDN, si dhe mundëson futjen e shërbimeve të reja që do të paraqiten si rrjedhojë e procesit të digjitalizimit të transmetimit.
Transmetimi Audio Digjital (DAB) është një standard radio digjital për transmetimin e shërbimeve radio audio digjitale, e cila përdoret në shumë vende të botës.
Me fillimin e implementimit të DAB + rrjetit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sigurohet:
- Sinjal radio digjital kualitativ si dhe mundësi për përdorim të të gjitha shërbimeve që ofron kjo teknologji moderne;
- me zbatimin e DAB+ do të nënkuptonim përmbushjen dhe monitorimin e Konkluzioneve të konferencës së Gjenevës mbi përdorimin e radios digjitale. Kjo nënkupton afrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me standardet Europiana në fushën e radiokomunikacionit;
- lirim të mjaftueshëm të frekuencave analoge dhe mundësi për aplikim të tyre në shërbime të tjera;
- me implementimin e DAB + dhe çkyçjen e teknikës analoge, konsumimi i energjisë elektrike do të ulet ndjeshëm (mbi 50% të konsumit aktual të energjisë elektrike);
- duke implementuar këtë rrjet, krijohen parakushte për funksionimin komercial të NP RDN në përputhje me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e NP Radiodifuzionit Nacional, si dhe stabilitet më të madh financiar të vetë ndërmarrjes;
- me realizimin e projektit të digjitalizimit NP RTM do tu mundësohej transmetime cilësore të ngjarjeve të rëndësishme dhe transmetim të programit me efekte audio dhe vizuale shumë më mirë.
Faza e parë e projektit përfundoi më 27.06. 2019 duke vendosur të gjithë pajisjet e reja DAB + në punë eksperimentale.