Drejtori i NP RDN, D-r Festim Halili, mbajti mbledhje me drejtorët e AKE dhe Radios së Maqedonisë

Drejtori i NP RDN, D-r Festim Halili, mbajti mbledhje me drejtorët e AKE dhe Radios së Maqedonisë

Sot, më 01.03. 2021, në hapsirat e NP Radiodifuzioni Nacional -Shkup (RDN), u realizua mbledhja në të cilën morën pjesë drejtorët e NP Radiodifuzioni Nacional – z. Festim Halili, Agjencisë për Komunikime Elektronike – z. Jeton Akiku dhe Radios së Maqedonasë –  znj. Ajtene Vlasaku Mehmeti, si dhe stafi teknik, ku u diskutuan disa gjëra të rëndësishme, si më poshtë:

 

    • Mundësitë teknike për caktimin e frekuencave për realizimin e rrjetit të katërt të radio programit nacional nga pikat e NP Radiodifuzioni Nacional për transmetimin e shërbimeve programore të Radios së Maqedonisë  si dhe për të tjerë të interesuar.

 

    •  Nevoja për implementimin e radios digjitale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një mundësi për të siguruar frekuencat e nevojshme të radios. Duke patur parasyshë se bëhet fjalë për implementim të teknologjisë së re, është e nevojshme të sigurohet një legjislacion i qartë, i cili nga ana tjetër kërkon ndryshime dhe harmonizime të caktuara ligjore, si dhe një qasje të koordinuar dhe pjesëmarrje të të gjitha institucioneve përkatëse në lidhje me këtë proces të rëndësishëm. Pë të njëjtën, është planifikuar një mbledhje tjetër, ku do të marrin pjesë përfaqësues të NP Radiodifuzioni Nacional,  Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Agjencisë për Komunikime Elektronike, Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe përfaqësues të Radios së Maqedonisë.

 

    •  Mundësitë për lidhjen e GIS platformës së NP Radiodifuzioni Nacional dhe Agjencisë për Komunikime Elektronike në mënyrë që të sigurohet shkëmbimi i informacioneve dhe të dhënave të nevojshme në lidhje me zbatimin e Planit Nacional Operativ Broadband, i cili është një detyrim ligjor i NP Radiodifuzioni Nacional.