SEKTORI PËR TEKNIKË TË PËRBASHKËT

Sektori për Teknikë të Përbashkët përbëhet nga këto seksione:

  1. Seksioni për sisteme të antenës, punë ndërtimore dhe konstruksione të çelikut
  2. Seksioni i Energjetikës

 

Definicione

Sistemi i antenave: Paraqet numrin e antenave, pajisjet e antenave, kabllot, mbajtësit për kabllo, ndarësit dhe materialet tjera të cilat paraqesin një tërësi të pandarë. Në pajtim me drejtimin e lëvizjes së sinjalit dallojmë sisteme të antenave të pranimit dhe transmetimit. Në pajtim me perimetrin frekuentues dallojmë sisteme të antenave për perimetra të ndryshëm të frekuencave të cilat përdoren në NP RDN. Sistemet e antenave janë të përbëra nga antenat të cilat dallojnë sipas dukjes fizike që e definojnë emrin e tyre, forcën, qëndrueshmërinë e ndikimit të jashtëm etj.

Agregati: Është pajisje e cila shërben për prodhimin e energjisë elektrike dhe paraqet një strukturë e përbërë nga gjeneratori, motori, referuari për derivate, kabllo të tensionit, tabela elektrike dhe elemente tjera përcjellëse të cilat paraqesin një tërësi të pandarë për funksionim nominal të agregatit.

Objekti i radiodifuzionit: Paraqet objekt me të cilin menaxhon NP RDN. Objekti mund të jetë në llojin e objektit me mur, ndërtim i kontejnerit, ndërtim i përzier. Në kuadër të objektit detyrimisht nënkuptohet qasja e rrugës, shtylla e antenës, shtyllat e larg përgjuesve ose cilado qoftë infrastrukturë e cila mund të jetë lëndë e punëve ndërtimore.

Shtylla e antenës: Paraqet çfarëdo konstruksioni të çeliktë në formë të platformës, shtyllë vetëmbajtëse (me grila ose i gypit), shtyllë e përforcuar me sajllë, sajllë dhe elemente të tjera të cilat paraqesin një tërësi të pandarë për funksionimin nominal të shtyllave të antenës.

Establishment elektronik: paraqet sistem të kompletuar nga pajiset elektro energjetike dhe pajisje tjera, që janë të lidhura të kryejnë funksion teknologjik.

Establishment me tension të mesëm: Paraqet një sistem të kompletuar të pajisjeve elektroenergjetike e cila klasifikohet me tension të rrymës prej 1 kV до 35 kV (largëpërçues, trafostacion, VN siguresa, shpërndarës me tension, degëzues, shtylla, ormanë të shpërndarjes etj).

Establishment me tension të ulët: Paraqet një sistem të kompletuar të pajisjeve elektroenergjetike e cila klasifikohet me tension të rrymës prej 1 kV (largpërçues, trafostacion, siguresa, shpërndarës me tension, degëzues, shtylla, ormanë të shpërndarjes, instalime të shtëpizës etj).

Planifikimi i sistemeve të antenës

NP Radiodifuzioni Nacional –Shkup, në pajtim me nevojat ndryshohet rrjeti ekzistues i sistemit të antenave. Planifikimi realizohet me ndihmën e personave profesionistë të brendshëm dhe të jashtë, me të cilët NP Radiodifuzioni Nacional –Shkup përfshinë marrëveshje për bashkëpunim afarist.

Baza e objekteve përdoret si baza e reagimit, mirëmbajtjes dhe zhvillimit të sistemeve të antenës dhe infrastrukturës tjetër. Kjo është formë elektronike e shkrimit dhe atë, varësisht nga nevoja, e plotëson inxhinieri i sistemeve të antenës dhe tekniku përgjegjës për punët ndërtimore.

Planifikimi i sistemeve të antenës

Mirëmbajtja e sistemeve të antenës bëhet kur do të paraqitet nevoja në bazë të kërkesës për defekt ose në pajtim me matjet dhe mirëmbajtjet preventive. Informata për defekt në sistemin e antenës merret me kërkesë të ekipit të servisit prej sektorit ose sektorëve të tjerë, në bazë të matjeve të realizuara gjatë kontrollit të rregullt dhe mirëmbajtjes preventive ose me kërkesë (ankesë) nga qytetarët për shkak të sinjalit jo të mirë pranues.

Kërkesat nga ana e qytetarëve (kanë të bëjnë në lagje, sinjal të keq etj.) pranohen përmes Agjencisë të Komunikimeve Elektronike të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose direkt dërgohen në NP Radiodifuzioni Nacional – Shkup.

Minitorimi, përkatësisht kontrolli I gjendjes së objekteve të NP Radiodifuzioni Nacional –Shkup e blejnë vet ekipet të cilat marrin pjesë në mirëmbajtjen e rrjetit. Pas konstatimit të problemit me objekte e përcjellin gojarisht informatën deri te udhëheqësi i sektorit përkatës dhe deri te tekniku për punë ndërtimore. Pas kërkesës, Tekniku i punëve ndërtimore është i obliguar të bëjë kontrollin aty për aty në objekt dhe në bazë të kontrollit formon speifikacion të punëve të nevojshme, material, punë dore dhe specifikacione të tjera të cilat janë të nevojshme për sanimin e objektit. Tekniku i punëve ndërtimore është i obliguar ta bëjë të njëjtën edhe gjatë vizitave preventive të objekteve.

Tekniku për punë ndërtimore në nivel të gjysmë vjetorit përpilon raport për gjendjen e objekteve ndërtimore (formë e lirë) në të cilin jep përshkrim të shkurtër të punës së kryer në periudhën paraprake si propozim të aktiviteteve për periudhën e ardhshme dhe të njëjtin e dorëzon te udhëheqësi i sektorit për teknikë të përbashkët përmes udhëheqësit të seksionit. Intervenimet e imëta (të marangozit, ngjyrosjet, elektrike etj.) lidhur me objektet ndërtimore i bëjnë vet teknikët e seksionit (në procedurë sikur se për sistemet e antenave).

Seksioni i Energjetikës

Aktiviteti kryesor në seksionin e energjetikës është planifikimi, zhvillimi dhe mirëmbajtja e kapaciteteve energjetike.

NP Radiodifuzioni Nacional –Shkup disponon me kapacitete energjetike të llojit (trafostacione, agregate, instalime elektrike dhe një pjesë e vogël për largpërçues të tensionit të ulët).

Mirëmbajtja e kapaciteteve energjetike është aktivitet i ndërlikuar dhe të gjitha intervenimet e mëdha lidhur me këto realizohen nga ana e organizatave profesionale të zgjedhura eksterne.

Intervenimet e imëta lidhur me instalimet elektrike bëhen nga ana e teknikëve elektrik nga seksioni në procedurë të njëjtë sikurse edhe tek sistemet e antenave dhe punët ndërtimore në pajtim ma urdhëresën e punës.

Projektimi i tensioneve elektrike bëhet nga ana e nënkontraktuesve ekstern ndërsa për organizimin e tyre dhe zbatimin kualitativ është përgjegjës udhëheqësi i seksionit përkatës të sektorit në bashkëpunim me udhëheqësin e teknikës së përbashkët.