SEKTORI PËR PUNË JURIDKE, TË KUADIRT DHE TË PËRGJITHSHME

Sektori për punë juridike, të kuadrit dhe punë të përgjithshme i përmban këto seksione:

    1. Seksioni për punë juridike dhe marrëdhënie pune
    2. Seksioni për punë të përgjithshme

 

Detyrat e seksionit për punë juridike janë:

  • Siguron përkrahje juridike në realizimin e të drejtave dhe obligimeve të NP.
  • I organizon dhe përcjellë procedurat për zgjidhje të kontesteve (gjyqësore, administrative etj. dhe zbaton analiza juridike në emër të NP, në ç’rast lëshon raporte për këto procedura në çdo dy muaj;
  • E përfaqëson NP para gjykatave kompetente, organeve shtetërore dhe institucioneve tjera në pajtim me udhëzimet e drejtorit;
  • Përpilon dokumente për ngritjen e procedurave para organeve gjyqësore dhe administrative, për mbrojtjen e interesave të NP;
  • E përcjellë rregullativën ligjore dhe nënligjore dhe për ndryshimet e miratuara dorëzon informata në sektorët kompetent;
  • Jep mendim dhe propozime lidhur me ndryshimet dhe poloitësimet ose miratimin e rregullativës ligjore të lidhura me punën e NP;
  • U jep mendim organeve të drejtorisë shtetërore, organizatave tjera dhe institucioneve sipas çështjeve të përcaktuara lidhur me punën NP;
  • E organizon punën e Këshillit Drejtues dhe Këshilli mbikëqyrës, lidhur me respektimin e të drejtave të përcaktuara dhe obligimet e aspektit juridik, në pajtim me aktet e miratura;
  • E kontrollon dhe organizon përgatitjen e akteve që i miraton drejtori,
  • Mban evidencë të veçantë për punën e Këshillit drejtues dhe mbikëqyrës, dhe evidence e veçantë për akte të miratuar;
  • I përcjellë obligimet nga ana e Qeverisës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, AKE dhe etj, në pjesën e obligimeve ndaj NP;
  • Jep komente dhe rekomandime për Sektorin e prokurimeve publike lidhur me dispozitat e përgatitura jep sqarime për zbatimin e ligjeve, akteve nënligjore etj, përkatësisht jep mendim lidhur me të drejtat, detyrat dhe obligimet e NP në pajtim me ligjin për furnizime publike;
  • Jep mendim të procedurave për furnizimin e mallrave, shërbimeve dhe punëve për nevojat e NP nga aspekti i përputhshmërisë së tyre me rregullativën ligjore,
  • I përgatit marrëveshjet për prokurimet publike, marrëveshjet e shitblerjes, marrëveshjet e punës, marrëveshjet e bashkëpunimit teknik afarist dhe marrëveshje të tjera me të cilat rregullohen të drejtat dhe obligimet e NP;
  • Përpilon dokumente për emërimin e personave të punësuar në pjesën e realizimit të marrëveshjeve të lidhura;
  • Jep interpretim të kontesteve të përcaktuar në pjesën e marrëveshjeve të lidhura;
  • Ngrit proedura për rregullimin e marrëdhënieve pronësore-juridike në pjesën e pronësisë, posedimit, shfrytëzimit etj, i sendeve nga ana e NP;
  • Menaxhimi i regjistrit të veçantë për dokumentacionin e plotë në pjesën e punëve pronësore juridike;
  • E menaxhon, kontrollon procedurën për punësim në pajtim me Ligjin për marrëdhënie pune dhe rregullativën tjetër pozitive ligjore

Detyrat e Seksionit për punë të përgjithshme janë:

  • Të rregullohet mënyra e punës në Seksionin për punë të përgjithshme;
  • Ta menaxhojë procedurën që të planifikohen, organizohen dhe realizohen aktivitetet e prokurimeve publike me qëllim të sigurimit të raportit efikas, transparent, të paanshëm të barabartë ndaj të gjitha palëve, gjithashtu edhe komunikimi ndaj të gjithë operatorëve ekonomike, me furnizim në kohë dhe të rregullt të mallrave, shërbimeve dhe punëve;
  • Të mbahet procedurë dhe evidencë për ndryshimin e masave për siguri dhe shëndet gjatë punës:
  • Të mbahet procedure dhe evidence për zbatimin e masave për mbrojtje shëndetësore;
  • Të mbahet evidence për mbrojtje kundër zjarrit;
  • Të përcaktohet mënyra e evidentimit, kontrollit, analizës dhe shfrytëzimit të mjeteve zyrtare transportuese;
  • Të mbahet procedura e cila rregullohet mënyra e punës dhe rregullat e veprimit me materialin dokumentar dhe materialit arkivor në punën e zyrës dhe arkivit;

Mirëmbajtja e higjienës në hapësirat zyrtare.