This post is also available in:
македонски (Macedonian)
English (English)
Sektori për çështje ekonomike i përmban këto seksione:
- Seksioni për Financa dhe Kontabilitet
- Seksioni për Punë komerciale
Aktivitetet kryesore të Sektorit për çështje ekonomike janë:
- Përcjellja dhe pranimi i akteve ligjore dhe nënligjore nga sfera e kontabilitetit, punës financiare prokurimeve publike:
- Planifikimi dhe përcjellja e realizimit të pozicioneve të planit;
- Menaxhimi, përcjellja dhe kontrolli i mjeteve dhe lëvizjes së mjeteve, burimet e mjeteve në NP Radiodifuzioni Nacional – Shkup, të përcaktuara me Programin vjetor për punë dhe zhvillim;
- Evidenca, pagesa e kërkesave dhe pagimi i obligimeve;
- Realizimi i prokurimeve publike;
- Informimi i brendshëm në kuadër të sipërmarrjes dhe i jashtëm ndaj institucioneve kompetente.
Planifikimi i punës
Baza e planifikimit të punës në NP Radiodifuzioni Nacional – Shkup janë planet për punë për vitin e ardhshëm.
Dokumenti bazë i planit në të cilin janë definuar mjetet e domosdoshme për realizimin e planeve për punë dhe resurset e nevojshme njerëzore të cilat i realizojnë obligimet e Programit vjetor për punë dhe zhvillim në NP Radiodifuzioni Nacional. Përpilimi i Programit vjetor për punë dhe zhvillim i bazuar në propozime me disa etapa, harmonizimi dhe përcaktimi i nevojës së sektorëve në RDN, me version përfundimtar në nivel të RDN. RDN përpilon edhe plane të tjera të dokumentacionit, që janë në pajtim me rregullativën e kësaj sfere.