SEKTORI PËR TEKNIKË TË TRANSMETUESIT

Sektori për Teknikë të Transmetuesit përbëhet nga këto seksione:

  1. Transmetuesi qendër Ovço Pole, Maxhari, Crn Vërv
  2. Transmetuesi Qendër, Turtel, Bukoviq, Kodra e Diellit
  3. Transmetuesi Qendër, Pelister dhe Manastir

 

Realizimi i aktiviteteve

Realizimi i aktiviteteve të rregullta sipas transmetuesve/ qendrave të repetitorëve

  • Ta përcjellin punën e mjeteve,
  • Në rast të defekteve të pajisjeve të punës të mundësojnë emetim të pandërprerë përmes fillimit të mjeteve të punës,
  • Ta informojnë terminalin për informata për çdo parregullsi në punë në pajtim me procedurat. Puna e seksionit programor dhe servisit të lidhjeve në sektorin e telekomunikimeve,
  • Nëse janë në gjendje ta mënjanojnë defektin e mjeteve për punë,
  • Nëse arrin/nuk arrin ta mënjanojë defektin, përsëri ta informojë terminalin,
  • Të mbajë llogari për higjienën në pajtim me Planin vjetor për mjetet e punës dhe hapësirës.

Realizimi i aktiviteteve të rregullta në seksionin e lidhjeve programore dhe të servisit

Të punësuarit në seksionin e lidhjeve programore dhe të servisit i kanë këto obligime

  • Me paralajmërime paraprake të themelojnë të bashkojnë lidhje dhe të njëjtat t’i kontrollojë dhe dërgojë,
  • Ta përcjellin punën e mjeteve,
  • Në rast të defektit, nëse janë në gjendje ta mënjanojnë defektin e shkaktuar të mjeteve për punë,
  • Ta informojnë terminalin për informata për çdo parregullsi në punë në pajtim me procedurat. Puna e seksionit Qendra për lidhje, stacionet e transmetimit dhe monitoringu, në sektorin e telekomunikimeve,
  • Nëse arrin/nuk arrin ta mënjanojë defektin, përsëri ta informojë terminalin,
  • Të mbajë llogari për higjienën në pajtim me Planin vjetor për mjetet e punës dhe hapësirës.

Realizimi i aktiviteteve në sektorë

Aktivitete për mënjanimin e defekteve:

Pas marrjes së informative nga të punësuarit në terminalin për ndonjë defekt të caktuar, udhëheqësit e sektorëve veprojnë sipas procedurave për mirëmbajtje.

Obligimi i të punësuarve të cilët prej udhëheqësit kanë marrë urdhëresë pune dhe të rrugës të paraqiten në terminalin në sektorin e Telekomunikacionit dhe të japin informatë për të punësuarit të cilët nisen në rrugë, vendin dhe llojin e intervenimit, kohën dhe nisjen. Pas kthimit nga rruga gjithashtu janë të obliguar të paraqiten në terminal dhe të japin informata për intervenimin dhe kohën e mbërritjes nga rruga.