Seminari rajonal për Transformimin Digjital në Varshavë
This post is also available in:
македонски (Macedonian)
English (English)
This post is also available in:
македонски (Macedonian)
English (English)
Më 4 dhe 5 Prill 2019 përfaqësuesit e Radiodifuzionit të Unionit Europian (EBU) u mblodhën në selinë e Radio Polonisë në Varshavë për seminarin rajonal mbi Transformimin Digjital.
Në seminar kishte përfaqësues të shteteve të ndryshme si: Letonia (Radio e Letonisë), Lituania (LRT), Maqedonia e Veriut (RDN), Moldavia (TRM), Rumania (Radio Rumune) dhe Polonia me përfaqësues nga Radio Polonia dhe Televizioni i Polonisë.
Përfaqësues të N.P. Radiodifuzioni Nacional ishin drejtori i RDN-së, Mr. Admirim Aliti,dhe këshilltari Imer Dalipi.
Secili anëtar paraqiti gjendjen momentale të organizatës së tyre, me këndvështrimin e sfidave me të cilat ballafaqohen. Temat që u diskutuan përfshinin digjitalizimin e arkivës, eksplorimin e risive digjitale (si: DAB+, podcasts, dhe live streams), ristrukturimin e organizatave të tyre në mënyrë që të jenë më të adaptueshme me ndryshimet, si dhe tema të ndryshme.