RISI

Pajisje e re e monitorimit

Ndërmarrja Publike Radiodifuzioni i Maqedonisë i transmeton sinjalet e tre televizioneve nacionale TVM 1, TVM 2 dhe TVM e Kuvendit si dhe tre radio programet  Radio e Maqedonisë Programi i pare, Radio e Maqedonisë Programi i dytë dhe Radio e Maqedonisë Programi i tretë.

Çdo rënie e rrjetit të NP RDM përcillet dhe menjëherë korrigjohet.

Për korrigjim të shpejtë dhe në kohë të çfarëdo gabimit i cili mund të paraqitet gjatë transmetimit të këtyre sinjaleve nevojitet pajisje përkatëse e monitorimit.

Me pranimin e sinjalit prej analog në digjital në vitin 2013, shumica e pajisjeve të cilat përdoreshin paraprakisht tani janë jashtë përdorimit.  Nga këto shkaqet NP RDM ka nevojë për monitorim të ri të pajisjeve që do ta përcjellin sinjalin e krijimit të tij deri në arritjen e qëllimit përfundimtar. Tek pajisjet e reja sinjalet përcillen para distribuimit të tyre si dhe pas distribuimit të tyre.  Janë furnizuar edhe serverë të rinj që e përmbajnë menaxhimin e plotë të rrjetit.  Çdo ndryshim përcillet 24/7.